Flash

Ngjarje e rëndë në Greqi, 7 nxënës dhunojnë bashkëmoshatarin me origjinë shqiptare

Lapsi.al 27 November 2022
Ngjarje e rëndë në Greqi, 7 nxënës dhunojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e një shkolle profesionale të mesme në Greqi, ku një grup prej të paktën 7 nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta.

Sipas një medie lokale episodi i dhunës erdhi si “vazhdim” i një incidenti më të vogël, që ka ndodhur dy javë më parë, sërish në të njëjtën shkollë për motive raciste.

Problematika që shqetëson edhe komunitetin e mësuesve, por edhe të prindërve është fakti si si mund të ndodhin këto fenomene që marrin përmasa raciste brenda shkollave dhe se si është e mundur që në shkollën në fjalë me 700 nxënës të ketë vetëm një roje, për të gjitha ambientet e jashtme të saj.

Tashmë çëshjten po e trajtojnë edhe autoritetet lokale të policisë, ndërsa priten masa konkrete për ndryshimin e ambienteve jashtëshkollore sa i përket përkujdesit për nxënësit e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI