Flash

“Ka lojtarë që futen për të vrarë, pafundësi faullesh ndaj Neymar”: Tite kritika FIFA-s e mea culpa: "Gabova që nuk i hoqa"

Lapsi.al 27 November 2022
“Ka lojtarë që futen për të vrarë, pafundësi

Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, gjendja e Neymar është gjithmonë në fokus në Brazil. "Unë nuk jam mjek, por mendoj se Neymar dhe Danilo do të luajnë në Kupën e Botës - shpjegoi trajneri Tite në konferencën për shtyp -. Unë kam zgjedhur tashmë zëvendësuesit, por nuk do t'ju them". Trajneri brazilian bën gjithashtu mea culpa: "Nuk e kuptova se sa u dëmtua Neymar dhe kur e kuptova, e zëvendësova, por gabova. Ai ishte i dëmtuar kur bëri aksionin e golit të parë. Duhet ta kisha zëvendësuar më parë. E kam bërë një gabim edhe me Danilo, duhet ta kisha zëvendësuar”. Në vend të tyre duhet të jetë Rodrigo, për të cilin Tite ka një vlerësim të madh: "Ai duket se e ka topin ngjitur në këmbë". Në mbrojtje do të luajë një mes Militao dhe Dani Alves.

Tite i drejtoi një apel FIFA-s dhe arbitrave, me fjalë që i ngjajnë një kritike, për faullet e shumta të pësuar nga Neymar: "Për Neymar, ndaj Serbisë, pati një rodeo faullesh. Ne duhet të mbrojmë lojtarët e mëdhenj, nëse duam spektakël. Ka lojtarë që futen për të vrarë. Ndërhyrja për të cilën u fol (ajo e Milenkovic, ed) nuk ishte e keqe, lojtari nuk donte ta dëmtonte. Një e mëparshme, ndoshta po".

Lexo më tej: FOTO/ Neymar tregon gjendjen e kaviljes së dëmtuar, por mbetet entuziast: “Ecim para”

Krahas Tite, në konferencën për shtyp ishte edhe Marquinhos, i cili tha se Neymar po bën gjithçka për t'u rikuperuar. Ylli i PSG, duhet të kalojë ndrydhjen e kaviljes së djathtë të pësuar ndaj Serbisë: "Neymar ka një dëshirë të madhe për t'u rikthyer, saqë praktikisht fle në divanin e fizioterapisë".

FORMACIONI I MUNDSHËM KUNDËR ZVICRËS

Alisson, Dani Alves (Militao), Marquinhos, Thiago Silva, Alex Sandro; Casemiro, Paquetá, Rodrygo (Fred); Raphinha, Richarlison e Vinicius.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI