Flash

Kandidati i Alibeajt: Me Berishën mik, ose armik

Lapsi.al 26 November 2022
Kandidati i Alibeajt: Me Berishën mik, ose armik

Ditën e sotme Agron Kapllanaj u prezantua si kandidat për kryetar bashkie të Mallakastrës. Në një prononcim për Ora News ai foli rreth kandidaturës së tij, mbështetjes që pret të marrë nja qytetarët si dhe për akuzat që i janë bërë se bashkëpunon me Ramën.

Mendoni se do ti bashkoni demokratët për zgjedhjet lokale të 14 majit?

Agron Kapllanaj : Mendoj se demokratët janë të bashkuar dhe për më tepër rreth emrit Agron Kapllanaj. Pothuajse pjesa dërrmuese janë të bashkuar por dhe ata që kanë një mendim ndryshe për momentin me vazhdimin e kësaj rruge që kemi nisur do ti bashkohen kësaj kandidature.

Jeni përfolur nga ish kryeministri Berisha si një kandidat i Ramës si do ta komentonit këtë?

Agron Kapllanaj: Me thënë të drejtën pema që ka kokrra gjuhet thotë populli. Kështu që për sa kohë nuk i jam bashkuar nismës së zotit Berisha do të thotë se ai nuk e ka pritur mirë dhe dy rrugë ka me Sali Berishën o mik o armik. Qytetarët e Mallakastrës më njohin shumë mirë dhe e dinë që nuk bëj kompromise, nuk bëj pazare të pista në kurriz të qytetarëve shqiptarë e aq më tepër të qytetarëve.

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 381 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën s...

21:00

Aksident në Memaliaj, plagoset 37-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-krahës ku një kalimtare 38-vjeçare është përplasur nga një automjet tip “Toyota”. Njoftimi: Rreth...

19:06

Ilir Meta "kap" një dekoratë nga...Mongolia

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit pa...

16:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI