Flash

Video/ Dështim total i Katar, duhet një mrekulli për 1/8: Senegal ringrihet me Dia e merr fitoren e parë

Lapsi.al 25 November 2022
Video/ Dështim total i Katar, duhet një mrekulli për 1/8: Senegal

Fitorja e parë e Senegal në Botërorin 2022. Në Doha, kampionët e Afrikës mundën 3-1 mikpritësit e Katarit, tani një hap larg eliminimit. Golat e Dia (41'), Diedhiou (48') dhe Dieng (84') vendosën ndeshjen. Goli i vetëm katariot në turne deri tani ëshë i Muntari, që shënoi 1-2 momental në minutën e 78. Në ditën e fundit të fazës së grupeve, Senegal do të përballet me Ekuador. Ndërsa ekipi i Sanchez do të përballet me Holandën në takimin e fundit.

Fitorja e parë e kampionëve të Afrikës në Kupën e Botës 2022 erdhi pikërisht përballë organizatorëve të Katar, në ditën e dytë të Grupit A. Në stadiumin Al Thumama vendosën golat e Dia, sulmuesit të Salernitanës në minutën e 41. Pastaj, në pjesën e dytë, Diedhiou dyfishoi në minutën e 48 dhe në fund Dieng në minutën e 84 mbylli çdo histori. I kotë goli me të cilin Muntari kishte shkurtuar distancën për Katarin në minutën e 78.

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Holanda nuk shkëlqen, por fiton në limite ndaj Senegal falë Gakpo dhe Klaassen

Një sukses që rikthen Senegalin në lojë për kualifikim. Kampionët e Afrikës do të mbyllin grupin me Ekuadorin, në një ndeshje vendimtare. Organizatorët e Katar, nga ana tjetër, janë pothuajse jashtë Kupës së Botës. Eliminimi mund të jetë zyrtar tashmë në rast të mungesës së suksesit të Ekuadorit me Holandën, kundërshtarin e fundit të të besuarve të Sanchez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI