Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Shansi i fundit: Bale gati të tërheqë Uellsin, Queiroz nuk ndryshon Iranin as pas "tërmetit" anglez

Lapsi.al 25 November 2022
Shansi i fundit: Bale gati të tërheqë Uellsin, Queiroz nuk

Uellsi dhe Irani shkojnë në ndeshjen e tyre në Grupin B në stadiumin Ahmad bin Ali, të vetëdijshëm se fitorja mund t'i çojë pranë kualifikimit. Irani humbi 6-2 ndaj Anglisë të hënën, ndërsa Uellsi barazoi kundër SHBA-së. Kështu, të dyja kombëtaret kanë nevojë për një fitore për të shpresuar një vend në 1/8 e Kupës së Botës. Page i mban shpresat te Bale, ndërsa Queiroz mendon një ndryshim.

UELLSI

Page ka një sërë dilema të përzgjedhjes përpara këtij takimi. Më sugjestionuesja është nëse tekniku do të përfshijë Kieffer Moore që nga fillimi pas ndikimit të tij kundër SHBA. Edhe pse Daniel James është favorit për tu lënë jashtë titullarëve, Page mund të dëshirojë të menaxhojë nivelet e fitnesit. Kështu, edhe Harry Wilson është gjithashtu kandidat për të bërë rolin e zëvendësuesit. Për tu monitoruar goditja në kyçin e këmbës së Ethan Ampadu. Sidoqoftë Joe Morrell është në gatishmëri për ta zëvendësuar. Lajmi i mirë për Page është edhe rikthimi i Joe Allen në kondicion, pasi nuk ka luajtur që nga shtatori për shkak të dëmtimit.

IRANI

Irani do të detyrohet të bëjë një ndryshim mes shtyllave, për shkak të protokolleve të traumave, pas dëmtimit në kokë të Alireza Beiranvand kundër Anglisë. Hossein Hosseini është gati për të zënë vendin e tij. Në këtë pikë me gjërat të vendosura, Queiroz duhet të marrë vetëm një vendim. E gjithë dilema e teknikut është nëse do të startojë me Azmoun nga minuta e parë. Edhe pse në pushimin e ndeshjes hapëse, ndikuar edhe nga rezultati, u bënë tre zëvendësime, Queiroz mund të vendosë për vazhdimësinë. Portugezi ndoshta mund t'i besojë të njëjtëve, pavarësisht goleadës angleze, por Ali Gholizadeh shpreson për një fanellë titullari, pas asistit për golin e parë të Taremi.

Lexo më tej: Video/ Djali i Weah iluzionon amerikanët, Bale barazon me penallti: shpëton Uellsi në një ndeshje nën ton

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Uellsit:

Hennessey; Mepham, Rodon, Davies; Roberts, Ramsey, Ampadu, Williams; James, Bale; Moore

Formacioni i mundshëm i Iranit:

H. Hosseini; Moharrami, Pouraliganji, Cheshmi, M. Hosseini, Mohammadi; Jahanbakhsh, Noorollahi, Karimi, Gholizadeh; Taremi

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI