Flash

PD: Po të mos ishte për DEA-n, Çervanaku i Ramës nuk do kapej kurrë

Lapsi.al 25 November 2022
PD: Po të mos ishte për DEA-n, Çervanaku i Ramës nuk do

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me arrestimin e Viktor Çervanakut. Ky i fundit u arrestua nga DEA amerikane si pjesë e një grupi narko-trafiku.

Në një dalje publike shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu pohoi se arrestimi i drejtorit të administratës në OST, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar. Por, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.

Balliu shtoi se nëse nuk do ishte për DEA-n amerikane, Çervanaku nuk do kapej kurrë.

"Vini re gjithashtu: Ai nuk do të kapej asnjëherë. Dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë. Si dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.". Kështu tha mes të tjerash Klevis Balliu.

Lexo më tej: DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO) 

DEKLARATA 

Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.

Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.

Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.

Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën.

Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.

Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët.

Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik.

Lexo më tej: Laboratori i drøgës në Fier, Artan Hoxha bën një paralajmërim 

Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.

Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges. Me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershëm.

Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm. Por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku.

Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut. Dhe, siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013. Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik.

Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit. Dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI