Flash

Parashikimi i motit për sot: Alternime kthjellimesh dhe ulje temperaturash

Lapsi.al 25 November 2022
Parashikimi i motit për sot: Alternime kthjellimesh dhe ulje temperaturash

Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme. Ato do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave në pothuajse gjithë territorin, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Kosova gjatë të premtes do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24-orëshit. Gjithashtu pritet rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit, si pasojë e afrimit të masave ajrore të ftohta nga Lindja e kontinentit Europian.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen herë pas here në një pjesë të mirë të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Qëndra e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut, KU më të dukshme reshjet do të jenë në brigjet Veriperëndimore të Europës. MBETET gadishulli Skandinav në dominimin e reshjeve të shumta të dëborës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI