Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ghafouri arrestohet për 'propagandë kundër Shtetit': lojtarët e Iranit kthehen të këndojnë himnin

Lapsi.al 25 November 2022
Ghafouri arrestohet për 'propagandë kundër Shtetit':

Pas protestës së heshtur në ndeshjen hapëse kundër Anglisë, lojtarët e Iranit kënduan rregullisht himnin para ndeshjes kundër Uellsit. Emocion i madh në tribunë, me disa tifozë të shpërthyer në lot. Ndërkohë në Iran situata është gjithnjë e më e tensionuar dhe një futbollist Voria Ghafouri është arrestuar, pasi ka mbështetur protestën kundër regjimit përmes rrjeteve sociale.

Voria Ghafouri u arrestua nga autoritetet iraniane. Akuza ishte “fyerje dhe prishje e reputacionit të kombëtares dhe propagandë” kundër shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars. Në vitet e kaluara, Ghafouri ka luajtur për kombëtaren iraniane, por nuk është në skuadër për Botërorin aktual në Katar. Mësohet se futbollisti është arrestuar pas një seance stërvitore të skuadrës së tij Foolad Khuzestan me vendim gjyqësor. Në të kaluarën, Ghafouri ka kritikuar rregullisht problemet e përgjithshme shoqërore në Iran në mediat e tij sociale.

Ai i regjimit teokratik të Teheranit ishte një paralajmërim për lojtarët e kombëtares iraniane. Mbrojtësi 35 vjeçar, Ghafouri ka origjinë kurde dhe ka pasur më parë fërkime me autoritetet islamike. Nga rrjetet e tij sociale, ai mbështeti protestat që shpërthyen në vend, për të drejtat e grave. Futbollisti vizitoi zonat e banuara nga kurdët, për të shprehur solidaritetin me familjet viktima të represionit.

"Kam folur me miqtë në Teheran, Ghafouri u arrestua në sy të djalit të tij të madh 10-vjeçar. Dhe gruaja e tij është shumë e shqetësuar, si të gjithë ne", tha për Ansa Andrea Stramaccioni. Ish-trajneri i Inter ka punuar me Ghafourin kur drejtonte Esteghlal në vitin 2019.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI