Flash

BE për protestën e 6 dhjetorit: Të respektohet ushtrimi i lirive qytetare

Lapsi.al 25 November 2022
BE për protestën e 6 dhjetorit: Të respektohet ushtrimi i lirive

Bashkimi Europian e konsideron protestën e thirrur nga opozita në 6 dhjetor si një ushtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në përgjigje të interesit të A2 CNN, që pyeti Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë mbi zhvillimin njëkohësisht në 6 dhjetor të këtyre dy aktiviteteve, përfaqësuesit e Brukselit shpjeguan se presin garantimin e sigurisë së samitit nga autoritetet shqiptare, duke respektuar njëkohësisht protestën e opozitës.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”.

Mazhoranca socialiste ka akuzuar opozitën se me këtë protestë po cenon interesat e vendit dhe sigurinë e samitit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shkelur edhe zakonet shqiptare të mikpritjes. Ndërsa opozita ka garantuar se protesta do të jetë paqësore, me fokus kundër qeverisë, jo miqve europianë. A2 CNN

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Në një njoftim zyrtar të Bordit bëhet me dije se çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Ajo do të...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI