Flash

BE anuloi grantin 28 mln euro për Portin, reagon ambasadorja

Lapsi.al 25 November 2022
BE anuloi grantin 28 mln euro për Portin, reagon ambasadorja

Pasi Bashkimi Europian anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për ndërtimin e Portit të Durrësit, ka reaguar ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christine Hohmann.

Ambasadorja foli për mediat nga qyteti i Shkodrës. E pyetur nga mediat se çfarë qëndrimi ka ajo për projektin e Portit të Durëësit, Hohmann deklaroi se BE-ja i qëndron të njëjtit vendim të marrë disa ditë më parë.

Ajo u shpreh se sa herë ka ndryshim të kushteve të investimit, rrjedhimisht ndryshohet dhe dhënia e granteve. Prandaj, sipas ambasadores, ato anulohen.

"Është një përgjigje shumë e thjeshtë si ajo që dhamë disa ditë më parë. Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë". Kështu u shpreh për mediat ambasadorja e BE-së nga vizita e saj në Shkodër.

Lexo më tej: BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit 

Lexo më tej: Porti i Albaarit/ Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje 

Lexo më tej: Emrat/ Familjarët e Alabbar pas kompanive offshore në Durrës 

Të këshilluara

Arrestime në Tiranë, policia jep detajet

Policia në Tiranë ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ka dhe të shpallur në kërkim për vjedhje apo dhe dhunë në familje. ...

15:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI