Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Video / Katar 2022: Portugalia mposht 3-2 Ganën: CR7 vendos rekord, zhbllokohet Leao

Lapsi.al 24 November 2022
Video / Katar 2022: Portugalia mposht 3-2 Ganën: CR7 vendos rekord,

Fitore me drithërima për Portugalinë e tërhequr nga CR7, Joao Felix dhe Leao që mposhtin Ganën 3-2. Luzitanët e nisin Kupën e Botës 2022 në Katar me fitore dhe tri pikë. Kështu Portugalia merr vendin e parë në renditjen e Grupit H.

Një pjesë e parë që dhuroi pak emocione, me Portugalinë që e zotëri topin në 60%. Gjithsesi luzitanët regjistruan rastin e vetëm në minutën e 10-të me Ronaldo. Por Ati u tregua i aftë të ndalë goditjen. Për jesën tjetër, shumë pasime, por pa konkluzion. Për sa i takon Ganës në pjesën e parë u pa vetëm në mbrojtje.

CR7 vendos rekord

Sfida u zhbllokua në pjesën e dytë. Në minutën e 65’ penallti për Portugalinë. Ronaldo rrëzohet në zonë pas një kontakti dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë. Nuk është koha as për të festuar golin rekord për CR7, i cili është i vetmi lojtar që shënon në pesë Botërorë. Gana barazoi në minutën e 73-të me Andre Ayew pas një aksioni personal të Kudus. Megjithatë, dy gabime në mesin e fushës i hapën portën e suksesit Portugalisë. Në harkun e dy minutave, mes  78' dhe 80'. Fillimish portugezët shënuan me Joao Felix dhe më pas Leao shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar. Në fund Bukari ngushton diferencën, por jo aq sa për t'i rrëmbyer një pikë Ganës. Në fund, një gabim i portierit mund t’i kushtonte shtrenjtë Portugalisë. Diogo Costa nuk e pa Inaki Williams pas shpatullave të tij duke e lënë topin në tokë. Një moment që Williams u përpoq ta shfrytëzonte, por pa rritur të dërgojë sferën në rrjetën e boshatisur.

Lexo me shumë: Ronaldo, një tjetër rekord, i vetmi në histori që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm

Lexo më shumë: Zyrtare/ Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI