Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Video / Katar 2022: Festa e Zvicrës, kamerunezi Embolo mposht luanët e Afrikës

Lapsi.al 24 November 2022
Video / Katar 2022: Festa e Zvicrës, kamerunezi Embolo mposht luanët e

Grupi G i Botërorit 2022 në Katar hapet me fitoren 1-0 të Zvicrës ndaj Kamerunit. Në Al Wakrah përfundon 1-0 për ekipin e Yakin, i cili merr tre pikët e para të grupit ku janë Brazili e Serbia. Ndeshja u vendos në minutën e 48'-të nga Embolo i cili shënoi nga disa hapa pas lojës së shkëlqyer të Shaqirit në të djathtë. Përpjekjet e fundit të djemve të trajnerit Song janë të kota.

Në minutat e para të pjesës së parë Zvicra ka kontrollonuar lojën. Por në të 10'-të Kameruni provon të befasojë kundërshtarin me një kundërsulm me Ekambi që humb një mundësi të artë. Sërish provojnë Kamerunasit në minutën e 15-të me Choupo Moting. Por portieri zviceran Sommer ka ndalur tentativën e tyre. Ka shpëtuar mrekullisht në të 30'-ën porta helvete, me Hongla që gjuan një top të cilin Sommer nuk e arrin, por mbrojtja e nxjerr jashtë. Nuk ndalen sulmet e afrikanëve teksa Widmer i heq një top Toko Ekambi në momentin e goditjes. Një goditje këndi në minutën e 45'+2' për Zvicrën, e goditur më pas me kokë nga Akanji ka shkuar shumë pranë golit të avantazhit. Kështu pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola me kombëtaret që hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Vjen goli i Zvicrës

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtat formacione, por me një Zvicër me më shumë besim. Shaqiri depërton në të djathtë dhe shërben për Embolo, i cili nuk gabon. 25-vjeçari shënon në të 48'-ën dhe kërkon falje. I lindur në Yaoundé dhe i natyralizuar zviceran, ai shënon ndaj vendit të tij të origjinës. Kameruni tenton të reagojë me goditjen me kokë të Anguissa-s, më pas është Onana që shmang devijimin e Vargas nga disa hapa dhe bllokon goditjen e Seferovicit në finale. Pavarësisht tentativave të afrikanëve në fund gjithçka mbyllet me fitoren e Zvicrës që merr tri pikët.

Lexo me shume: Shaqiri udhëheq Zvicrën në debutim: Kameruni i beson portierit Onana e napoletani Anguissa

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI