Flash

"Vëllezërit Kariç dhe Lulzim Brava", çfarë thotë Rama për akuzat e Berishës

Lapsi.al 24 November 2022
"Vëllezërit Kariç dhe Lulzim Brava",

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në Kuvend, pas akuzave për korrupsion nga ana e opozitës lidhur me projektin e Portit të ri të Durrësit. Rama tha se të gjitha këto janë shpifje dhe sipas tij bëhen nga pasardhësit e Esat Pashë Toptanit, siç i quan ai krerët e opozitës.

Shefi i ekzekutivit foli edhe për një sërë takimesh dhe negociatash të zhvilluara ndër vite, vetëm e vetëm sipas tij, që i gjithë ky investim në Portin e Durrësit të realizohej.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri. Një lodër, që siç thoshte Konica është njëlloj si punët tuaja të brëndshme, e ndyrë… Po na marrin portin, është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriç, që në bashkëpunim me Lulzim Bravën po pastrojnë paratë e Lukashenkos dhe Vuçiçit.

Siç thoshte edhe Konica, herën e parë që folëm ishte për Esat Tiranën, por tani na doli edhe një farë Dervishi. Tani hajdeni ma thoni mua, që Esati dhe ky këlyshi, Dervishi, a nuk janë gjallë, duke lëvizur me lodrën Shqipëri në duar.

Tre vite e kusur ecejake, tek princi i Kurorës, për të investuar edhe në Shqipëri, bisedat e panumërta me Muhamet Al-Abar, pastaj takimet me komunitetin në Emiratet e Bashkuara.

Negociata të stërzgjatura, ku në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare të investitorit. Ne këmbëngulnim deri në fund. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë.

Do ta impaktojë 1.2-1.8 % GDP e Shqipërisë. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI