Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ronaldo, një tjetër rekord, i vetmi në histori që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm

Lapsi.al 24 November 2022
Ronaldo, një tjetër rekord, i vetmi në histori që ka

Cristiano Ronaldo shkruan një tjetër faqe të pashlyeshme në historinë e futbollit. Në ndeshjen kundër Ganës, CR7 fitoi dhe konvertoi penalltinë e avantazhit provizor 1-0. Kaq mjaftoi që ai të bëhet lojtari i vetëm në botë që ka shënuar në 5 Botërorë. Për Cristiano Ronaldon është goli i 8-të në fazën finale të Kupës së Botës. Në 2006 një gol kundër Iranit, në 2010 ai shënoi kundër Koresë së Veriut, në 2014 një tjetër gol kundër Ganës. Pastaj në 2018 ishte Kupa e tij më e mirë personale, me 4 gola ( tre ndaj Spanjës dhe një Marokut).

Para se të godiste dhe të shënonte penalltinë, Ronaldo puthi topin dhe sapo hyri në portë shpërtheu gjithë gëzimin e tij, në një moment delikat. Nga ana tjetër, këto janë ditë të komplikuara dhe me tension të lartë për CR7, pas intervistës së zjarrtë ndaj Ten Hag dhe Manchester United. Intervista pati pasojë përfundimin me efekt të menjëhershëm të kontratës së tij në Old Trafford. Praktikisht, Ronaldo po luan Botërorin e tij të fundit si i papunë. Por ai ende nuk e ka humbur zakonin e tij për të shënuar...

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Portugalia mposht 3-2 Ganën: CR7 vendos rekord, zhbllokohet Leao

Ronaldo lë pas Pele, Seeler, Klose dhe Messi

Në këtë pikë Ronaldo kalon Pelé, gjermanët Uwe Seeler dhe Miroslav Klose plus Leo Messi. Këta të fundit kanë mposhtur portierin kundërshtar në 4 Botërorë të ndryshëm. Vlen të theksohet se kampioni portugez është aktualisht pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Manchester United. Gjithsesi edhe pse është pak muaj pas ditëlindjes së tij të tridhjetë e tetë, ai ka një të ardhme për të shkruar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI