Flash

Rama tregon pse nuk shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër, Durrës e Lezhë

Lapsi.al 24 November 2022
Rama tregon pse nuk shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër,

Qeveria nuk do të pranojë kërkesën e PD-së për shpalljen e emergjencës civile në 3 qarqet, Shkodër, Lezhë dhe Durrës të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Rama në interpelancën e thirrur nga deputeti Ferdinand Xhaferi tha se nuk mund të shpallet gjëndja e emergjencës për 30 banesa nën ujë ndërsa vijoi të akuzojë mediat se nuk tregojnë të vërtetën.

“Për çfarë të shpallim emergjencë natyrore për 30 banesa që kishin prezencë uji e nuk e kanë më?! Ferdinand fotografitë nuk janë live Cilësia e diellit është live. Uji ka nisur të kullohet. Kemi pastruar mijëra kanale kalluese. Është një agjenci kombëtare e emergjencave civile. Kemi një strukturë që ngrihet me sustë në këmbë e nuk shkon me shapka e me varka teneqeje. Jemi futur në mekanizmin e europian të emergjencave civile dhe nëse ka emergjencë futet në veprim I gjithë mekanizmi. Çfarë ti themi që kemi 30 shtëpi me prezencë uji dhe kemi çimi.net që thotë se janë 30 mijë e hajdeni shpejt se do thajmë Çimin. Nuk e bëjmë dot. Ju të heqni mëndjen. Duhet të kesh dy, një ta mbash e një ta cash”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI