Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe shi gjatë paradites, pasditja sjell përmirësime

Lapsi.al 24 November 2022
Parashikimi i motit: Vranësira dhe shi gjatë paradites, pasditja sjell

Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat veriore e pjesërisht juglindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim gradual të motit, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë alternime kthjellimesh e vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shumta në Kosovë duke sjellë momente të pakta me reshje të izoluara në zonat lindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin e Kosovës, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk pritet të ketë reshje. Në vijim edhe zonat veriore do të përfshihen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Ballkani Veriperëndimor do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu. Po ashtu Evropa Qendrore mbetet nën dominimin motit të paqëndrueshëm. Me reshje dëbore do të jetë Evropa Lindore dhe Veriore.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rrotull, Shijak. Sipas p...

14:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI