Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola në debutim: “Vajza ime e lidhur me Ferran Torres”

Lapsi.al 24 November 2022
I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola

Në Spanjë lajmi qarkullonte prej disa kohësh, por nuk ishte zyrtarizuar asnjëherë. Ferran Torres është i lidhur me vajzën e Luis Enrique. Për këtë është kujdesur vetë trajneri spanjoll, në takimin tradicional të Twicht. Tekniku i Spanjës i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve dhe ka bërë pohimin që thyen një tabu: “Kush është lojtari më përfaqësues i yti në fushë? Ai që ndjeni më afër?”, i thotë një ndjekës. Lucio nuk vihet fare në siklet dhe i përgjigjet menjëherë, troç: "Kjo është një pyetje shumë e lehtë... Është zoti Ferran Torres... përndryshe vajza ime do të më kapë dhe do të më presë kokën!".

Lexo më tej:Video/ Spanja e ekzagjeron: 7 gola Kosta Rikës! Ferran e Gavi njerëzit e kopertinës

Ai që ndoshta është vënë në siklet në këtë rast është sulmuesi i Barcelonës: “Të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka. E kjo ishte thjesht një shaka gjatë transmetimit të tij live”, komentoi lojtari. Pastaj Ferran e ka marrë me seriozitet, duke siguruar ata që mund të aludojnë për favore: “Të dy dimë shumë mirë si t’i mbajmë të ndara dy situatat, kur bëhet fjalë për familjen dhe kur jemi lojtar dhe trajner”.

Në stadiumin Al-Thumana një provë force e jashtëzakonshme e skuadrës së Luis Enrique. Spanjës iu desh në pjesën e parë vetëm gjysmë ore për të mbyllur historinë. Iberikët shënuan me Dani Olmo (11′), Asensio (21′) dhe Feran Torres (31′). Më pas në pjesën e dytë “La Roja” shpartalloi kundërshtarin, sërish me Ferran Torres (54’) dhe më pas me Gavi (74’), Soler (90’) dhe në fund Morata (92’).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI