Flash

Berisha: Tregtia me bitcoin bëhet nën patronazhin e Olsi Ramës

Lapsi.al 24 November 2022
Berisha: Tregtia me bitcoin bëhet nën patronazhin e Olsi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se në Shqipëri po zhvillohet tregtia e bitcoinit nën patronazhin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për projektin e Portit të Durrësit, që sipas tij është një vjedhje e madhe. Ai shtoi se paratë e Portit të ri të Durrësit do të ndahen mes miqve të Edi Ramës dhe shqiptarët do të detyrohen të largohen nga vendi.

“Egnatia lidhej me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milion tonë mall përpunim, ndërsa sot ka arritur në rreth 4.5 milion. Për qytetarët e Durrësit ka qenë porti që ata kanë siguruar kafshatën dhe jetesën. Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë metër katror. A e keni marrë vesh ju tregtinë që bëhet me bitcoinat nën patronazhin e Olsi Ramës. A ju kujtohet një deklaratë e Çelës që tha se pa energji po na lë bitcoini. E mbani mend me sa emergjencë erdhi këtu ligji i bitcoinit? Ato call centera të cilat ndiqeshin për calle në bursë janë nën hetim të plotë, ndërsa kto të bitconave kanë mbrojtje nga shteti. Do të mblidhen këtu mumuthët e Shqipërisë dhe të lindjes së mesme. Shqiptarët ose do të bëhen shërbëtorët e tyre ose do të largohen në Europë. Nga do të dalin këto 2 miliard euro? Pra këta këtu fitojnë 2 miliard euro, ndërsa shqiptarët këtu vuajnë pasojat. Nëse keni ndërgjegje kombëtare hidheni poshtë këtë marrëveshje. Shkel kushtetutën e Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI