Flash

Berisha: Po privatizohet porti i Durrësit, plaçkitja më e madhe ndonjëherë

Lapsi.al 24 November 2022
Berisha: Po privatizohet porti i Durrësit, plaçkitja më e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit. Berisha ka vijuar me akuzat ndaj mazhorancës për portin e Durrësit. Kryedemokrati e ka quajtur sërish një megaferë marrëveshjen për portin. Ai ka akuzuar Ramën se po kërkon të shndërrojë atë në një pronë të vetën. Ndër të tjera Berisha e ka cilësuar marrëveshjen si plaçkitjen më të madhe.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit...Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rrotull, Shijak. Sipas p...

14:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI