Flash

Berisha akuzon Ballën: Kone, je akuzuar për vrasje, shko përgjigju

Lapsi.al 24 November 2022
Berisha akuzon Ballën: Kone, je akuzuar për vrasje, shko

Seanca e sotme parlamentare ku diskutohet për marrëveshjen e Portit të Durrësit, ka nisur me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Pas kërkesës së Berishës për të shtuar kohën e diskutimeve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ky Kuvend nuk mund të marrë propozime nga një deputet non grata. Ai shtoi se qeveria duhet vlerësuar sepse nuk do të lejojë non grata të pinë një kafe në portin e Durrësit.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i Berishës. Kryedemokrai doli në foltore dhe i kujtoi Ballës se është një deputet që është akuzuar se ka porositur vrasje.

DEBATI:

Sali Berisha: Je akuzuar për vrasje, shko përballu me akuzat, je i akuzuar për vrasje, është hera e dytë që  akuzohesh për porosi vrasjesh. Mos përdor imunitetin, shko dhe jep llogari. Nuk e lan dot me asgjë porosinë për vrasjen e Ravik Gurrës.

Taulant Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë.

Sali Berisha: Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje

Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk ikim.

Edmond Spaho: Ose jepi fjalën ose na përjashtona të gjithëve,. parlament pa opozitë nuk ka.

Sali Berisha: Unë përfaqësoj këtu shqiptarët. Nëse ju nuk respektoni të drejtat tona, ne do të fitojmë betejën tonë. Mos ikni nga salla, këta kërkojnë të vënë censurën, ky është akt vjedhjeje. Nuk dua ti jap përgjigje atij që është i akuzuar për vrasje. ça thotë ai mo ça thotë, avokati i Taulantit, o kone

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI