Flash

Aksident në Vlorë, 40-vjeçari përplas me makinë këmbësoren 60-vjeçare

Lapsi.al 24 November 2022
Aksident në Vlorë, 40-vjeçari përplas me makinë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Mësohet se një 40-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij tip “Benz” një grua rreth 60 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”- njofton policia.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rrotull, Shijak. Sipas p...

14:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI