Flash

Niko jep një përgjigje pe-leshi, kur pyetet për Yuri Kim (Mos e humbni videon)

Lapsi.al 23 November 2022
Niko jep një përgjigje pe-leshi, kur pyetet për Yuri Kim (Mos e

Ministri i mbrojtjes Peleshi e ka bërë lesh e li përgjigjen kur i është dashur të komentojë akuzat e ambasadores Kim se mazhoranca po tenton të kapë zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Po të shikohet me kujdes videoja ai sillet vërdallë, lëshon broçkulla të tillë si "reforma në drejtësi është krossektoriale" dhe mban gjatë gjithë kohës një qëndrim as mish as peshk, duke mos guxuar as të kritikojë ambasadoren kim siç bën kryeministri, as ti japë të drejtë kritikave të saj. Eshtë shumë qesharake ta shohesh Peleshin nën trysninë e kësaj morse kur thotë se edhe pyetja është jashtë teme por edhe reforma në drejtësi mbetet gjithmonë brenda temës.

Lexo me tej:

Prapaskenat/ Kreu i SPAK, përplasja mes amerikanëve dhe rilindasve 

I pyetur nga gazetarja Blerina Gjoka e BIRN, se a do qeveria shqiptare në krye të SPAK të "preferuarin e saj" dhe a ka një qëndrim për deklaratën e Kim, Peleshi foli sa për të shpenzuar kohën, pa thënë në fakt asnjë gjë: Jam këtu për çështje të qeverisë por jo jashtë temës. Drejtësia është brenda temës dhe na intereson të gjithëve. Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar është dinamike. Ajo është krossektoriale. Ju siguroj dhe shpreh vullnetin e maxhorancës që jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë reformë siç e nisëm. Sot është finalja, do vazhdojmë ta mbështesim. Çdo ngjarje e pakëndshme ose e vëmendje e shtuar dhe e kërkuar na shqetëson edhe ne. Jemi në krahun e përsosjes së reformës".

Andi Bushati: Guri qesharak i Yuri Kim-it

Të martën Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Primaret/ 17 bashki ende pa kandidatë

Kryesia e PD mblidhet ditën e sotme në një kohë kur janë ende 17 bashki pa kandidatë në Primare. Në mbledhjen e Kryesisë kreu i PD Sali Berisha do të ketë një f...

12:51

Tronditet Turqia nga tërmeti 5.9 ballë

Në orën 04:08, një tërmet me magnitudë 5.9 ka ndodhur në Turqi me epiqendër në Duzce. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, veçanërisht në Stamboll dhe Ankara. ...

08:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI