Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Covid-19/ 11 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 23 November 2022
Covid-19/ 11 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, 2 në Fier.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Covid-19.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika (23 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 464

Testime totale 2,007,075

Raste pozitive 332,179

Raste të shëruara 328,400

Raste Aktive 185

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 154

Fier 10

Gjirokastër 8

Elbasan 4

Vlorë 1

Berat 2

Durrës 2

Lezhë. 2

Shkodër 2

Lexo më tej: Niko jep një përgjigje pe-leshi, kur pyetet për Yuri Kim (Mos e humbni videon) 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI