Flash

Zyrtare/ Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United

Lapsi.al 22 November 2022
Zyrtare/ Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United
Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët me efekt të menjëhershëm. Kështu ka njoftuar klubi. Lëvizja vjen pasi sulmuesi bëri një sërë akuzash në një intervistë javën e kaluar. United kishte emëruar avokatë për të eksploruar veprimet e mundshme kundër Ronaldos për shkelje të pretenduar të kontratës, por opsioni i tyre i preferuar ishte të krijonin largimin e tij dhe kjo u konfirmua ditën e sotme. “Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm”, tha klubi. “Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford”. Akuzat e Ronaldos përfshinin se ai po detyrohej të largohej nga klubi, se drejtuesit e lartë nuk kishin ndjeshmëri pasi djali i tij i porsalindur vdiq në prill, se pronarët, familja Glazer, nuk kujdesen për klubin dhe se menaxheri, Erik ten Hag, nuk e respekton atë. ©Lapsi.al  Lexo më tej: United “fshin” Cristiano Ronaldo: hiqet imazhi gjigant i CR7 nga Old Trafford 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI