Flash

Video/ "Nesër festë kombëtare" e shpall mbreti Salman, tifozët arabë tallin Messin, festojnë si CR7

Lapsi.al 22 November 2022
Video/ "Nesër festë kombëtare" e shpall mbreti Salman,
Fitorja e bujshme me përmbysje kundër Argjentinës në debutimin në Kupën e Botës në Katar, e çoi Arabinë Saudite në ekstazë. Një ngjarje kaq e jashtëzakonshme sa mbreti Salman e shpalli të mërkurën festë kombëtare. Kështu raportojnë mediat arabe. Sundimtari ka miratuar sugjerimin e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të festuar suksesin e ekipit. E kështu, të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat dhe studentët në të gjitha nivelet e arsimit do të kenë të drejtë për një ditë pushimi. "Për ta përmbledhur, planetët janë rreshtuar. Ne nuk duhet të harrojmë se Argjentina është ende një ekip fantastik". Këto janë fjalët e trajnerit të Arabisë Saudite, Hervé Renard pas suksesit të jashtëzakonshëm kundër Albiceleste. "Ata janë kampionët aktualë të Kupës së Amerikës, kanë lojtarë të shkëlqyer, por ky është futbolli. Kështu është ndonjëherë, bota e futbollit është e çmendur”, shtoi ai. “Por ndonjëherë rivalët mund të mos kenë motivimin maksimal, është normale. Kjo ka ndodhur edhe me ne kur kemi luajtur kundër ekipeve inferiore. Mund ta imagjinoni që kur luani kundër Arabisë Saudite, motivimi nuk është i njëjtë me atë kur luani kundër Brazil”. Më pas Renard uroi “lojtarët e mi fantastikë. Mund të festojmë vetëm për 20 minuta dhe kaq. Ka edhe dy ndeshje për të përfunduar”.

TIFOZËT ARABË FESTOJNË SI CR7

Përtej dëmit edhe tallja. Argjentina e Lionel Messi ra në mënyrë të bujshme ndaj Arabisë Saudite dhe për Pleshtin nuk munguan ngacmimet në fund të ndeshjes. Jo vetëm ato, të pashmangshëm, të rrjeteve sociale, por edhe nga ata që ishin fizikisht në stadiumin Lusail. Duke u larguar nga stadiumi, në fakt, disa tifozë arabë inskenuan ngazëllimin historik të Cristiano Ronaldo (atë të “siuuu”). Kjo ishte mënyra e gjetur për të festuar triumfin e papritur dhe për të tallur kampionin e PSG-së, nisur nga rivaliteti i madh mes të dyve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI