Flash

Rama nxjerr VIDEO-n e Berishës: Si mund të shkohet pas një rrjedhjeje të tillë

Lapsi.al 22 November 2022
Rama nxjerr VIDEO-n e Berishës: Si mund të shkohet pas një
Edi Rama ka shpërndarë një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili vizitoi ditën e djeshme zonat e përmbytura na reshjet në Shkodër. Rama ngre pyetjen si mund të ketë akoma individë që shkojnë pas Sali Berishës. “Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”, ka shkruar Rama. Në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama krahasohen deklaratat e Berishës në vitin 2010 dhe ajo e bërë një ditë më parë. “3700 metër kub shkarkime. Në 2-3 natës ato arritën 4500. Shumë vështirë nuk mund t’i mbash, nuk ke rrugë tjetër. Mund të na detyrojë për derdhje më të mëdha”, thoshte Berisha në vitin 2010. “Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata me 3700 metër kub shkarkime. Thonë se u përmbytën nga shirat që ranë. Është krejtësisht e pavërtetë. Përmbytja është qeveritare”, tha Berisha dje. Lexo më tej: Përmbytjet në Shkodër, Berisha: Kjo fatkeqësi ka ardhur prej kryehajdutit  Lexo më tej: Berisha: Uji u shkarkua fshehurazi që të mos dëmshpërblehen familjet 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI