Flash

Borell u përgjigjet akuzave: Nuk jemi arbitër, por më shumë se kaq

Lapsi.al 22 November 2022
Borell u përgjigjet akuzave: Nuk jemi arbitër, por më shumë

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell u vu në qendër të akuzave nga Prishtina pas dështimit të takimit Kurti - Vuçiç. Më e ashpër ishte Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani që tha se Borell ishte treguar i njëashëm.

“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z.Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga marrëveshjet e shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën” – shkroi ndër të tjera Osmani në Facebook.

Por në një intervistë për EURACTIV, shefi i diplomacisë së BE-së thotë se Brukseli nuk është vetëm arbitër.

“Ne nuk jemi ndërmjetës apo arbitra. Jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy vendet duan të bëhen anëtarë të BE-së dhe ne kemi një kapacitet të levës”, - theksoi Josep Borrell.

Një ditë më parë edhe kryeministri Kurti ishte i pakënaqur më Borell.

“Po them me keqardhje, sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris, në kuadër të Forumit për Paqe, z. Joseph Borrell tha që propozimi nuk është franko-gjerman, propozimi është i Bashkimit Evropian por i mbështetur nga Franca dhe Gjermania” – tha Kurti.

Deklarata e tij u hodh poshtë nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dështon takimi Kurti-Vuçiç. BE fajëson Prishtinën

Të këshilluara

Zbulohet misteri i vdekjes së Bruce Lee

Vdekja e Bruce Lee nuk është më një mister. Të paktën sipas një studimi të botuar në numrin e dhjetorit të "Clinical Kidney Journal". Ajo pretendon se ka zgjidh...

22:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI