Flash

Tentuan të iknin drejt Irlandës me pasaporta false çeke, arrestohen dy vajzat shqiptare në Spanjë

Lapsi.al 21 November 2022
Tentuan të iknin drejt Irlandës me pasaporta false çeke,

Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar dy shqiptare, të moshës 19 dhe 21 vjeç në aeroportin e ishujve Kanarie në Spanjë, pasi dyshohen se udhëtonin me dokumente të falsifikuara, drejt Irlandës.

Shqiptarët u ndaluan në një kontroll kufitar përpara se të hipnin në bord. Punonjësit e policisë të ngarkuar me kontrollin e dokumenteve kanë vërejtur parregullsi në pasaportat e paraqitura, ndërkohë që bëhet e ditur se dy vajzat e reja udhëtonin me dokumente false të Republikës Çeke.

Ndërkohë, ndalimi i tyre është bërë më 15 nëntor, ndërsa vetëm sot është bërë publik lajmi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI