Flash

Shteti në ajër/ Në 2 ditë u blenë 76 bileta avioni nga administrata

Lapsi.al 21 November 2022
Shteti në ajër/ Në 2 ditë u blenë 76 bileta avioni nga

Vetëm në dy ditë, 25 institucione të vendit kanë bërë 27 prokurime duke u blerë 76 bileta për udhëtime jashtë vendit. Në datën 18 nëntor janë shpallur plot 22 prokurime për blerje biletash me destinacione të ndryshme. Në një kohë kur qytetarët po përballen me rritjen e kostove të jetesës për shkak të krizave të njëpasnjëshme, administrata nuk kursehet në udhëtimet jashtë vendit.

Në vetëm 2 ditë, 25 institucione të vendit kanë hapur prokurime për biletave për udhëtime jashtë vendit dhe në total pritet të blihen 76 bileta. Vetëm në datën 18 nëntor janë bërë 22 prokurime për bileta udhëtimi me destinacione të ndryshme, si në Belgjikë, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Bullgari, Rumani, Marok dhe Armeni.

Ndërsa në datën 21 nëntor, deri në mesditë u hapën 5 tendera për fluturime me destinacione Belgjikë, Holandë, Austri dhe Spanjë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik, destinacioni më i kërkuar nga administrata është inenerari Tiranë-Belgjikë-Tiranë me 11 fluturime në total.

Destinacioni i dytë që është kërkuar është Italia, e më pas Armenia dhe Greqia. Në të gjitha prokurimet nuk janë specifikuar se sa do jetë kostoja për blerjes së biletave, pasi përllogaritet vetëm pas ofertave.

Por nëse i referohemi prokurimeve të mëparshme, një biletë avioni pa akomodim në hotel fillon nga 20 mijë lekë të reja. Nëse 76 bileta do t’i llogarisim vetëm me çmimin minimal, kjo do të thotë se nga taksat e qytetarëve do të shkojnë mijëra euro për udhëtime të administratës. /Ora News

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI