Flash

Shqipëria importon energji dhe kur përmbytet/ Rama: E bëmë që të mos rrezikonim rezervat

Lapsi.al 21 November 2022
Shqipëria importon energji dhe kur përmbytet/ Rama: E bëmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale Rama ka folur dhe për lajmet e publikuara në media lidhur me importin e energjisë elektrike. Kreu i qeverisë  sqaron se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor. Kjo sepse, sipas Ramës, nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 nëntor. Kryqeveritari shtoi se nëse nuk do të ishte importuar do rrezikohej furnizimi normal me energji.

Rama shtoi se sasia e reshjeve rezultoi me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës.

Pjesë nga fjala e Ramës

"Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë. E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor. Nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike. Duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji. Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës. – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin. Vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek.

Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse. Duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave. Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës. Sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme. Duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë. (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë. Duke e ulur nivelin maksimal të ujit.", shkruan ndër të tjera Rama. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI