Flash

Ndërtimet pa leje, Kryeministria thotë se ‘nuk e ka’ kontratën e reklamuar nga Rama

Lapsi.al 21 November 2022
Ndërtimet pa leje, Kryeministria thotë se ‘nuk e ka’

Më 29 shtator, kryeministri Edi Rama shfaqi në video live në faqen e tij në Facebook një dosje të verdhë, për të cilën tha se përmbante kontratën e parë noteriale të lidhur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë ndërtuese të kullës së njohur si “Eyes of Tirana” në sheshin Skënderbej.

Kontrata noteriale bazohej në vendimit kontrovers të 9 shtatorit, i trumbetuar se do të kalonte në pronësi të shtetit sipërfaqet dhe katet pa leje të pallateve shumëkatëshe dhe kullave të ndërtuara në zonat preferenciale të Tiranës.

Sipas Ramës, VKM-ja i kishte vënë me shpatulla pas murit ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit dhe deri atëherë “ia kishin hedhur duke korruptuar inspektorë, policë dhe gjyqtarë”. Ai tha gjithashtu se kontrata e parë noteriale i jepte mundësinë qeverisë që të merrte 4646 metra katrorë në kullën në qendër të Tiranës – sipërfaqe e cila do të përdorej sipas tij për “strehim social”.

Prej 29 shtatorit, BIRN ka kërkuar përmes ligjit për të drejtën e informimit një kopje të kontratës noteriale të reklamuar nga Rama, por është përballur me heshtje dhe refuzim nga Kryeministria për ta vënë në dispozicion dokumentin.

Në 18 tetor, pasi kishte kaluar afati 10 ditë pune sipas ligjit për të drejtën e informimit, BIRN i rikujtoi kryeministrisë se nuk kishte kthyer përgjigje. Pas këtij e-maili zyra e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit në kryeministri pretendoi se kërkesa kishte mangësi formale dhe kërkoi ribërje të kërkesës sipas një modeli të gatshëm.

Edhe pasi BIRN plotësoi formalitetet, kryeministria refuzoi kthimin e përgjigjes duke sjellë në vend të saj citime prej VKM-së, në të cilat aludohej se zyra e kryeministrit nuk e kishte dokumentin me të cilin Rama u mburr publikisht. Vetëm pas ankimit të BIRN pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, kryeministria tha në korrespondecë se “nuk e zotëronte dokumentin”.

“Kryeministria, si autoritet publik, nuk e administron dokumentin që kërkohet, në kuptim të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit””, thuhet në përgjigje duke referuar si bazë VKM 589.

Kryeministria e plotësoi detyrimin ligjor për ta referuar kërkesën në Ministrinë e Financave vetëm më 16 nëntor dhe thuajse dy muaj pas kërkesës, BIRN nuk ka marrë ende përgjigje.

Sipas një vendimi të Këshillit Kombëtar të Territorit, kontrata në fjalë është kontratë premtim shitje mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë “Ideal Construction” sh.p.k, për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit.

Në këmbim, kompania ndërtuese përfiton një leje të re ndërtimi nga KKT me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga ndërtimi në tejkalim të lejes së Bashkisë së Tiranës./Birn

Të këshilluara

Dj Pm: Bashkëpunimi me S4MM ai më i dobti

Të ftuar në “Zemër Luana”, Sarah Berisha dhe Dj PM janë vënë në siklet në një prej lojërave. PM iu kërkua të rendiste bashkëpunimet e tij me Lumi B dhe Ermal Fe...

16:03

(VIDEO) Shkodra, një qytet nën ujë

Mijëra hektarë dhe qindra banesa janë përmbysur gjatë orëve të fundit në Shkodër. Situata është dramatike. Ndërkohë, siç thonë banorët dhe gazetarët, shte...

12:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI