Flash

E bujshme në Spanjë: Cristiano Ronaldo i vetofrohet Real Madrid

Lapsi.al 21 November 2022
E bujshme në Spanjë: Cristiano Ronaldo i vetofrohet Real Madrid

Cristiano Ronaldo është në kërkim të zgjidhjeve për shkak të ndarjes së afërt me Manchester United. Javët e fundit, thashethemet janë shtuar për të ardhmen e portugezit. I fundit sensacional vjen nga Spanja. Sipas katalanasve të Sport, njerëzit pranë CR7 do t'ia kishin ofruar lojtarin Real Madrid, duke i propozuar për ta vendosur nën kontratë për 6 muaj. Nuk është hera e parë që spekulohet rikthimi i bujshëm i Ronaldo në skuadrën me të cilën ka fituar gjithçka. Por kushtet aktuale mund ta bëjnë më të mundshme këtë pistë se në të kaluarën.

Lexo me shume: United “fshin” Cristiano Ronaldo: hiqet imazhi gjigant i CR7 nga Old Trafford

Shumë, sigurisht, do të varet nga metodat dhe koha me të cilën do të përfundojë aventura e Ronaldo te Djajtë e Kuq. Por ajo që është e sigurt është se Florentino Perez ka ende një marrëdhënie të mirë me kampionin. Nga njëra anë janë rekordet e CR7 i cili e ka udhëhequr ish-klubin e tij drejt një numri të madh trofesh. Ndërkohë nga ana tjetër gjendja fizike e Karim Benzema shqetëson trajnerin Carlo Ancelotti.

Lexo me shume: “United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag”: intervista e Cristiano Ronaldo shkakton tërmet në Old Trafford

Real Madrid do të kërkojë sulmues në janar

Edhe nëse lëndimi i francezit, në letër, duhet të zgjidhet për rifillimin e kampionateve, mediat spanjolle janë të sigurta. Real do të jetë në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit. Ndoshta në këtë pikë zgjedhja mund të bjerë pikërisht mbi Cristiano.

lexo me shume: “Ishte qesharak, as trajner nuk ishte”. Cristiano Ronaldo dërrmoi Ragnick e turpëroi United: “përmirësim zero”

Me fanellën e madrilenëve Ronaldo fitoi 4 herë “Topin e Artë”. 3 herë futbollisti më i mirë në Europë, 1 herë çmimin “Pushkash”. 2 herë futbollisti më i mirë i vitit, 4 Champions, 2 tituj kampionë në Spanjë. 2 Kupa të Spanjës, 3 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërore për Klube. Aktualisht me United, Ronaldo është aktivizuar në 10 ndeshje duke shënuar vetëm një gol dhe mos dhuruar asnjë asist.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI