Flash

Dështon takimi Kurti-Vuçiç. BE fajëson Prishtinën

Lapsi.al 21 November 2022
Dështon takimi Kurti-Vuçiç. BE fajëson Prishtinën

Albin Kurti duket se nuk e ka pranuar një zgjidhje kompromisi të ofruar nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell duke u shënjestruar kështu prej tij për mosuksesin e negociatave më Vuçiçn.

Të dy vendet ishim mbledhur për të zgjidhur tensionet që u shkaktuan pas vendimit të qeverisë së Prishtinës për të mos lejuar më qytetarët e veriut të qarkullojnë me targa të lëshuara nga Serbia.

Sipas Kosovës ata do të gjobiteshin pas datës 22 nëntor nëse nuk vendosin tragar me “republika e Kosovës”. Ky veprim bëri që serbët të bojkotojnë institucionet.

“Edhe pas shumë orësh biseda dy palët, Kosova dhe Serbia, nuk ranë dakord për një marrëveshje” tha Borelli në një komunikim për mediat duke vendosur edhe ekulibret e fajësisë: “Për hir të transparencës më duhet të them se ne paraqitëm një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi” vijoi ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE nuk i kurseu fjalët e ashpra, madje u përpoq të theksonte se ato ishin enkas të tilla: “Unë do t’i informoj kolegët e mi për sjelljen e palëve dhe mungesën e respektit për obligimet ndërkombëtare dhe këtë po e them pikërisht për Kosovën”, pohoi Borell, duke e pranuar se është një deklarim i ashpër politik.

Po cili ishte propozimi i ardhur nga BE-ja që Vuçiçi e pranoi ndërsa Kurti jo?

Sipas një burimi gazetresk të Lapsi.al, në takimin e Brukselit, Borelli i ka kropozuar të dy palëve që Prishtina të tërhiqet nga fillimi i vendosjes së gjobave, ndërsa Beogradi të ndërpresë lëshimin e tragave të reja ilegale.

Albin Kurti ka pranuar se e ka rrefuzuar propozimin duke thënë se ai nuk ka kuptim "nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve".

“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë”, u shpreh ai. 

Ndërsa presidenti serb deklaroi se ai ka qenë OK me propozimin e shefit të diplomacisë së BE. “Ne kemi thënë se jemi dakord. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër", tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Serbia - e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, gjobat prej 150 eurosh për shoferët e veturave me targa të paligjshme, parashihet të nisin më 22 nëntor.

Nga 1 nëntori deri mesnatën e 21 nëntorit ka qenë në fuqi faza e qortimit të shoferëve.

Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI