Flash

Borrel: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për targat, Vuçiçi po

Lapsi.al 21 November 2022
Borrel: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për targat,

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur sot se ai dhe Lajcak kanë bërë një propozim për targat, propozim ky që është pranuar nga Presidenti serb, por jo nga kryeministri Kurti.

Borrell njofton se nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh negociata mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciç.

“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrel.

Ai thotë se nga BE-ja është bërë një propozim, por nuk e ka pranuar Kryeministri Kurti.

“Në dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciç e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë”, tha Borrell.

“Unë pres nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.

Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për përshkallëzimin e situatës.

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell thotë se u ka bërë po ashtu të ditur palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.

Të këshilluara

Dj Pm: Bashkëpunimi me S4MM ai më i dobti

Të ftuar në “Zemër Luana”, Sarah Berisha dhe Dj PM janë vënë në siklet në një prej lojërave. PM iu kërkua të rendiste bashkëpunimet e tij me Lumi B dhe Ermal Fe...

16:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI