Flash

Berisha: Rama përmbyti Shkodrën që të vazhdonte vjedhjen me energjinë

Lapsi.al 21 November 2022
Berisha: Rama përmbyti Shkodrën që të vazhdonte vjedhjen me

Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbërriti në zonat e përmbytura në Shkodër.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmbyti Shkodrën pasi nuk donte të ndalte vjedhjet me çmimet e energjisë.

“E kam ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje zhvillimet dramatike.

Erdha këtu për të shprehur solidaritetin për ju dhe të gjithë banorët dhe për kryetarin e Bashkisë për punën që po bëni.

Kjo është dëshmi e plotë e papërgjegjshmërisë së këtyre qytetarëve, që mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga porta e Vaut të Dejës, 2 mijë metër kub në sekondë, përveçse sa kanë derdhur nga turbinat, të gjitha këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve të tyre.

Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ua ka dorëzuar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja ua ka verbuar sytë dhe mendjen, por për hir të së vërtetës, një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, që në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytjet në alpet e veriut.

Por të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Balukun se ata e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur.

Tani del e thotë që e bëra për të shtuar rezervat, ndërkohë që të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishte sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokurorua për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep.

Tani që ka plasur skandali, përpiqen që të mashtrojnë dhe të justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndalonin vjedhjen,” tha Berisha.

Të këshilluara

(VIDEO) Shkodra, një qytet nën ujë

Mijëra hektarë dhe qindra banesa janë përmbysur gjatë orëve të fundit në Shkodër. Situata është dramatike. Ndërkohë, siç thonë banorët dhe gazetarët, shte...

12:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI