Flash

Gjendet vajza, vazhdojnë kërkimet për makinën me dy persona që e mori uji (VIDEO)

Lapsi.al 20 November 2022
Gjendet vajza, vazhdojnë kërkimet për makinën me dy persona

Vazhdojnë kërkimet për makinën e marrë nga rrjedha e ujit në Malësinë e Madhe.

Sipas një njoftimi të policisë, në makinën e humbur ndodheshin tre persona. Babai, djali dhe vajza. Sipas policisë, në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Sipas Policisë, RENEA, FNSH, emergjencat civile dhe policë nga komisariati i Malësisë së Madhe po punojnë për gjetjen e dy personave të humbur.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/kerkimi-makine.mp4"][/video]

Detaje nga policia: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Të këshilluara

Lezha paralizohet nga reshjet e shiut

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të kësaj të diele. Si pasojë e reshjeve jan...

12:24

Pax et bonum, panair

Megjithë marrëzitë dhe kritikat që e shoqërojnë, panairi i librit mbetet një prej ngjarjeve dhe zhvillimeve më të mira në vend, që e ben Tiranën njëmend të duke...

12:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI