Flash

'A do i bashkohet PL protestës së 6 dhjetorit?', përgjigjet Meta

Lapsi.al 20 November 2022
'A do i bashkohet PL protestës së 6 dhjetorit?',

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse ishte dakord me thirrjen e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për protestë të qytetarëve në 6 dhjetor. Kreu i PL-së është pyetur në lidhje me protestën teksa ka qenë i pranishëm në Panairin e Librit te Pallati i Kongreseve. Meta preferoi të shmangte përgjigjen, duke deklaruar se donte të fliste vetëm për librat.

“Sot jemi te libri. Jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor. Duhet më shumë mbështetje që libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues dhe fëmijë. Përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin. Të jenë garant të demokracisë dhe të ardhmes sonë që është vetëm europiane”, tha Meta.

Dy ditë më parë, kryetari i PD-së Sali Berisha njoftoi se data 6 dhjetor është një datë që populli opozitar duhet të tregojë zërin para Bashkimit Europian. Ai tha se liderët e Bashkimit Europian duhet ta merrnin këtë protestë si një mikpritje. Po ashtu Berisha shtoi se do të merreshin masat për të mos patur raste dhune apo tensione.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI