Flash

Shefi i zyrës së shtypit të Fifa-s, Swanson, del hapur në vendin e të diskriminuarve: "Jam gay"

Lapsi.al 19 November 2022
Shefi i zyrës së shtypit të Fifa-s, Swanson, del hapur në

“Unë jam këtu në Katar dhe jam gay”. Shefi i zyrës së shtypit të FIFA-s, Bryan Swanson, ka dalë hapur, në fund të konferencës për shtyp të mbajtur nga presidenti Gianni Infantino. E gjitha kjo në prag të fillimit të Botërorit të organizuar nga Katari, vendi ku homoseksualiteti konsiderohet krim. Swanson mori fjalën për të mbrojtur Infantinon, i cili sipas tij është viktimë e "kritikave" që vijnë "veçanërisht nga komuniteti LGBTQ+".

Lexo më tej:Katari përkul FIFA-n/ Ndalon alkolin në stadiume 48 orë para nisjes së botërorit

"Do të doja të them diçka, duke përfituar nga kjo mundësi. Unë jam këtu në Katar në një pozicion të privilegjuar, përballë gjithë botës, si një burrë gay", tha Swanson. 42 vjeçari, me origjinë nga Edinburgu, është një ish-reporter i Sky Sports. Swanson, që është shefi i marrëdhënieve me median në FIFA, që nga viti 2021, beson në sigurimet e Dohas se të gjithë vizitorët, pavarësisht nga orientimi seksual, do të jenë të mirëpritur: "Kam menduar shumë nëse duhet të ndaj apo jo, orientimin tim seksual - vazhdoi Swanson -. Në FIFA ne kujdesemi për të gjithë. Ne jemi një organizatë gjithëpërfshirëse. Unë kam disa kolegë homoseksualë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për debatin dhe respektoj plotësisht të drejtën e të tjerëve për të menduar ndryshe. E kuptoj. Por e di edhe për çfarë po luftojmë”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI