Flash

Lezhë / Zbulohet shkaku i djegies së automjetit të biznesmenit

Lapsi.al 19 November 2022
Lezhë / Zbulohet shkaku i djegies së automjetit të biznesmenit

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të biznesmenit Ndue Pjetrushi. 56-vjeçari e kishte parkuar mjeti në rrugë, në afërsi të banesës.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë. Si rezultat i veprimeve hetimore ka rezultuar se djegia e automjetit nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Djegia ka ardhur nga probleme teknike të automjetit.

Për këtë arsye ngjarja është klasifikuar aksidentale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulet nafta

Çmimet e karburanteve kanë ndryshuar këtë të premte. Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë me 218 lekë për litër, nga 221 lekë për litër që ishte në v...

14:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI