Flash

I buzëqesh fati, shqiptari në Kanada fiton 1 milionë dollarë në lotari

Lapsi.al 19 November 2022
I buzëqesh fati, shqiptari në Kanada fiton 1 milionë dollarë

Një shqiptar në Kanada ka fituar një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor. Gazmen Hashani, baba i tre fëmijëve kontrolloi dy herë për t’u siguruar saktë nëse kishte fituar kur skanoi biletat e tij, raporton Global News.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë”, tha 49-vjeçari.

“Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”. Hashani shkoi në shtëpi dhe priti të vinte gruaja e tij për të ndarë lajmin. “Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.

Ai shtoi se ka në plan t’i përdorë paratë e fituara për të bërë një paradhënie për një shtëpi. “Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha ai.

Të këshilluara

Serbia paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë. Në këto kont...

10:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI