Flash

“E fundit? Ndoshta, nuk i dihet”: Reja mbyll kontratën, por nuk heq dorë nga kuqezinjtë

Lapsi.al 19 November 2022
“E fundit? Ndoshta, nuk i dihet”: Reja mbyll kontratën, por nuk

“E fundit? Ndoshta, nuk i dihet, ta shohim, e rëndësishme është të mbyllnim vitin me një fitore”. Edoardo Reja ka thyer serinë negative prej 10 ndeshjesh pa fitore, me suksesin 2-0 në miqësoren me Armeninë. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit në kohëzgjatjen zyrtare të kontratës. Tani italiani pret takimin me presidentin e FSHF-së Armand Duka për të mësuar të ardhmen. E në pritje, 77 vjeçari ka shpjeguar arsyet përse duhet të jetë akoma ai: “Gjithsesi kemi vënë në dispozicion të kombëtares rreth 40 lojtarë, edhe të rinj që janë përgjigjur mirë, edhe pse kishim pak kohë për të punuar. Ne bëmë mirë, jam i lumtur për këtë paraqitje - tha Reja -. Edhe me Italinë, edhe pse humbëm, treguam se me dëshirë dhe tempermanet, mund të tejkalosh edhe mangësitë që ke. Këtë duhet të tregojmë, jam apo nuk jam unë. Djemtë duhet të tregojnë dhe japin përkushtim ndaj kësaj fanelle”.

Lexo më tej: “E dija që ishte shqiptar në VAR e nuk do e jepte penalltinë”: Skuka polemika edhe në gëzim, Asllani e Bajrami të lumtur

KOMPLIMENTAT PËR LOJTARËT E SUPERIORES

Elozhet e teknikut italian janë të gjithë për lojtarët e Superiores: “Janë të gjithë të aftë, Skuka tregoi se mund të jetë pjesë. Hadroj është lojtar që në aspektin dinamik ka rezistencë e vrapim – vazhdoi Reja -. Nëse përmirësohet teknikisht, është lojtar që mund t’i bashkohet ekipit të parë. Edhe Bitri po bën mirë, kam parë edhe të tjerë që nuk i kam thirrur por janë në lartësi e mund të jenë pjesë e grupit. Cara është një tjetër lojtar shpejtësie, teknike, mund të hyjë në punë. Janë të rinj që duhen ndjekur e integruar pak nga pak, ka pasur shumë. Kemi një panoramë prej 40-50 lojtarësh ku mund të jenë pjesë edhe këta”, analizoi Reja. Tekniku gjithësesi është kujtuar shumë vonë për lojtarë që kanë qenë gjithnjë aty. Edhe kur italiani mund të keta pasur nevojë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI