Flash

Rama: Në fund të vitit 2024, mund të përfundojë aeroporti i Vlorës

Lapsi.al 18 November 2022
Rama: Në fund të vitit 2024, mund të përfundojë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorët turistikë sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Teksa fliste për progresin e bërë në këtë qytet, Rama foli për projektin e aeroportit të Vlorës.

Sipas kreut të qeverisë, me vijimin e punimeve, aeroporti do të përfundojë në fund të vitit 2024.

Rama: Në themi çdo shaka është gjysma e të vërtetës. Ju faleminderit për këtë moment. Më vjen keq për vonesën dhe pamundësinë për të qenë dhe pasur një takim më të gjatë, por për shkaqe objektive, u vonuam pak. Gjithsesi më vjen mirë që Vlora sot është pasqyrë kuptim plotë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur shërbim më të mirë sepse në fund të ditës, shërbimi dhe cilësia e shërbimit janë ato që bëjnë diferencën.

Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit…Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI