Flash

Rama bën të "paimagjinueshmen", kërkon falje për postimin abuziv

Lapsi.al 18 November 2022
Rama bën të "paimagjinueshmen", kërkon falje për
Kryeministri Edi Rama kërkoi falje për një postim që shpërndau dje në Twitter, ku thoshte se një kompani e Mohamed Alabar, e quajtur Eagle Hill, do të investojë në një projekt të quajtur Manhatani i Zagrebit. I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha dhe opozitës shqiptare të cilët e kanë quajtur një mashtrim të radhës nga Edi Rama për të justifikuar aferën e Portit të Durrësit, pasi projekti u rrëzua pas protestave të qytetarëve kroatë. Rama kërkoi falje në Twitter, një gjë që jemi mësuar ta dëgjojmë aq rrallë nga kryeministri ynë. Duket se "Fake News" që shpërndau nuk krijoi traksionin që kërkonte në publik, me qëllim devijimin e narrativës mbi portin e Durrësit. Lapsi.al e ka shpjeguar në detaje grackën që ra Edi Rama me reagimin pro Muhamed Alabarit ditën e djeshme. ©Lapsi.al   

Të këshilluara

Lubonja: Ku Rama ngjan me Putinin

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se pushteti në vend është konsumuar dhe se vendi ka nevojë për ndryshim. Ai krahasoi Ramën me presidentin rus Puti...

22:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI