Flash

Po lidhte internetin, aksidentohet në punë 49-vjeçari në Lushnje, dy të arrestuar

Lapsi.al 18 November 2022
Po lidhte internetin, aksidentohet në punë 49-vjeçari në

Një 49-vjeçar ka mbetur i dëmtuar rëndë për shkak se ka rënë nga lartësia e një shtylle ku po punonte për vendosjen e kabllove të internetit.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar R. S., 35 vjeç, banues në Dimal, dhe D. A., banues në Tiranë, Lushnjë (administratorë të një firme private), pasi në shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, nuk kanë marrë masa për sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve të firmës që administronin.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasit R. S., 35 vjeç, banues në Dimal, dhe D. A., banues në Tiranë, Lushnjë (administratorë të një firme private), pasi në shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, nuk kanë marrë masa për sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve të firmës që administronin. Për pasojë, gjatë montimit të disa kabllove optikë, ka rënë nga lartësia e një shtylle, në fshatin Golem i Vogël, punonjësi i kësaj firme, shtetasi A. L., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI