Flash

Verë dhe salsiçe/ Vuçiç zbulon darkën me Ramën në Beograd

Lapsi.al 17 November 2022
Verë dhe salsiçe/ Vuçiç zbulon darkën me
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar disa detaje për darkën që ka shtruar në Beograd për krerët e Ballkanit Perëndimor këtë të enjte. Ishte vetë Vuçiç që ka publikuar një foto në Instagramin e tij nga darka. Nuk i tregon në foto, por thotë se po ia kalon mirë në shoqërinë e Ramës dhe Kovaçevskit. “Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, - shkruan Vuçiç për darkën. Rama ndodhet në Beograd ku po merr pjesë në një konferencë rajonale për bashkëpunim në fushën e energjisë. Të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha shfaqet në panair duke blerë libra

Lulzim Basha vijon jetën private pas largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sot ai është parë në Panairin e Librit, ku është ndalur në disa stenda, si dhe...

20:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI