Flash

Divjakë/ Berisha: Nderim protestuesve që hoqën traun e Ramës

Lapsi.al 17 November 2022
Divjakë/ Berisha: Nderim protestuesve që hoqën traun e Ramës

Sali Berisha e përshëndeti revoltën e banorëve të Divjakës, të cilët reaguan me ashpërsi ndaj vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe ARRSH-së për ta bërë me pagesë, kalimin në të vetmen rrugë kombëtare që të çon në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta.

Duke treguar skenat e forta të përplasjes së banorëve me policinë, Berisha shkroi në Fb: “Banorët e Divjakës ia bëjnë fora! Nderim protestuesve guximtarë të Divjakës, që përmbysën traun e mafies shtetërore të Edi Ramës në rrugën e tyre kombëtare!”

Lexo më tej: Banorët e Divjakës shkulin traun, vazhdojnë përplasjet me policinë 

Ministria e Turizmit mori vendim më 25 tetor 2022 që në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta të vendosej një sistem elektronik biletarie. Sipas saj, kështu bëhej e mundur hyrjen dhe disiplinimin e vizitorëve dhe të makinave. Ministria e konsideroi këtë si “investim” nisur nga fluksi i madh i turistëve. Si rrjedhim, vizitorët, turistët, me ose pa automjet, duhet të paguanin një biletë për hyrjen.

Por, Ministria e Turizmit dhe vetë Bashkia e Divjakës që e miratoi pa zhurmë, me këtë vendim përjashtuan dhe injoruan tërësisht, ndikimin që kjo tarifë do të kishte tek qytetarët që shkojnë drejt bregdetit dhe në veçanti. Si dhe tek banorët e zonën që e kanë pasur historikisht të lidhur gjithë jetën e tyre me këtë park.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI