Flash

Berisha flet për ikjen e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt

Lapsi.al 17 November 2022
Berisha flet për ikjen e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar largimin e Grida Dumës nga Parlamenti. Pak ditë më parë ajo vendosi të lërë mandatin dhe të punojë në Top Channel. Po ashtu edhe deputeti Alfred Rushaj la mandatin e deputetit në Tiranë. Vetë Berisha nuk bën shumë komente për arsyet e largimit.

“Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individual” – tha Berisha në emisionin “Të paekspozuarit”. Edhe pse gazetarët në studio këmbëngulën për të mësuar më shumë për këto lëvizje të Dumës dhe Rushajt, Berisha nuk dha detaje.

“Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale” – përsëriti kreu i selisë blu.

Berisha u pyet edhe për futjen në primare të Luçiano Boçit që aktualisht është nënkryetar i partisë.

“Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boçi është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan. Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lubonja: Ku Rama ngjan me Putinin

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se pushteti në vend është konsumuar dhe se vendi ka nevojë për ndryshim. Ai krahasoi Ramën me presidentin rus Puti...

22:18

Basha shfaqet në panair duke blerë libra

Lulzim Basha vijon jetën private pas largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sot ai është parë në Panairin e Librit, ku është ndalur në disa stenda, si dhe...

20:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI