Flash

Berisha: Bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës

Lapsi.al 17 November 2022
Berisha: Bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas debateve dhe tensioneve ne seance plenare ka lënë Kuvendin dhe ne një deklarate për mediat ne oborrin e tij tha se mazhoranca po bën gjithçka qe te shuaje zërin opozitar pasi “është i tmerruar nga vjedhjet qe bëjnë”.

“Parlament pa rregulla, nuk respektohet asnjë nen. Këta qeveritarë janë të tmerruar nga vjedhjet që bëjnë me fonde publike. Këto ne nuk duhet ti denoncojmë për publikun. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, platformë sharjeje ku kreu i maxhorancës i lejon vetes fjalor ordiner. Edhe nuk ndëshkohet nga ky fjalor por mbështetet nga drejtuesit e Parlamentit.

Parlamenti është transformuar në një institucion ku vendosin grupet kriminale dhe merren vendime në interes të grupeve kriminale. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë. Në momentin e caktuar do vijë populli opozitar të thotë dy fjalë këtyre hajdutëve. Kemi dorëzuar një rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Nuk pranojnë të ndiqet procedura. Është ligj absolut. Linda e parlamentit, e mban në sirtare sepse kështu i thotë Edi i Surrelit. A mund të funksionojë në këtë mënyrë parlamentit. çfarë do thotë Linda e parlamentit kur Edi i Surrelit na thotë aty fjalët më të turpshme. Është bërë një situatë e padurueshme. Ne sot u detyruam të komunikojmë me facebook.

Kjo do jetë një gjë e zakonshme në parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty. Por ne kemi fjalën si përgjigje. Ne shkojmë me fjalën. Jemi që parlamenti të funksionojë që të jetë arena e debatit dhe të vërtetave. Sot është vetëm fillimi i një beteje. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Populli opozitar do të jetë këtu patjetër.”, u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Berisha: Familja Rama fiton rreth 800 milionë euro tek Porti i ri 

Të këshilluara

Shpërdorim detyre në projektin e Durrësit

Ligji për “Investimet Strategjike në Shqipëri” përcakton shprehimisht që investitori strategjik duhet të dëshmojë 10% të kapaciteteve financiare për realizimin ...

20:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI