Flash

Vrāu të riun për ta grabitur, Apeli lë në burg Kristjan Cenajn

Lapsi.al 16 November 2022
Vrāu të riun për ta grabitur, Apeli lë në burg Kristjan

Gjykata e Apelit Kurbin ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Kristjan Cenajn.

Cenaj u arrestua si autor u dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonajt. Eshtrat e këtij të fundit u gjetën në muajin prill të këtij viti në një zonë me shkurre në Fushë Kuqe.

Detaje nga njoftimi: 

Mbi bazën e materialeve që ndodhen në dosjen penale, rezulton se me datë 19.05.2015, nga ana e shtetasit F.Gj. është bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Kurbin, për humbjen/largimin e nipit, shtetasit me inciale M.Gj, i cili ishte larguar nga banesa e tij, në fshatin Drojë të Njësisë Administrative Mamurras. Komisariati i Policisë Kurbin ka kërkuar rifillimin e hetimeve të pezulluara , pasi janë gjetur eshtrat e një shtetasi të gjinisë mashkullore, i cili përkon me personin e humbur me iniciale M.Gj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale është personi nën hetim, shtetasi me iniciale K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim me iniciale K.C. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin Nr. 1082-97, datë 13.10.2022 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kërkesës, si të bazuar në ligj dhe prova.

-Mosvlerësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim K.C, kryer nga policia. Si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim K.C të masës së sigurimit “arrest në burg”. Parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim K.C, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës. Lënien në fuqi të kërkesës për deklarimin e paligjshëm të ndalimit nga policia. Mos caktimin e asnjë mase sigurimi personal. Ose, caktimin si masë sigurimi sigurimi personal atë të “Ndalimit të daljes për jashtë shteti”, për nevoja të hetimit të mëtejshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI