Flash

Kush e "sulmoi" Poloninë dhe a është NATO në prag të luftës me Rusinë

Lapsi.al 16 November 2022
Kush e "sulmoi" Poloninë dhe a është NATO në prag

2 nga raketa ranë në territorin polak duke shkaktuar 2 viktima pasditen e së martës. Lajmi u raportua fillimisht nga televizioni polak “Zet”. Ai u konfirmua më vonë nga autoritetet lokale. Ngjarja ndodhi në zonën Przewodow, pranë kufirit që ndaj Poloninë me Ukrainën. Sipas dëshmitarëve të cituar nga gazeta lokale "Kurier Lubelski", ka pasur dy shpërthime. E gjithë zona është tashmë e rrethuar.

Tani pyetja është kush i hodhi raketat brenda territorit polak dhe a ishte ky një akt i qëllimshëm.

Perëndimi hezitoi ta quante menjëherë një sulm të rusëve. Kjo pasi raketat dyshohet se i përkasin sistemit S-300 që e përdorin edhe rusët edhe ukrainasit. Kievi akuzoi menjëherë Moskën, por kjo e fundit e quajti provokim.

Edhe zyrtarët e qeverisë polake janë treguar të kujdesshëm. Të martën rusët ndërmorrën një sulm masiv me raketë ndaj pothuajse të gjithë Ukrainës. Shumë prej raketave kishin si synim Kievin ku raportohet se është shkaktuar një viktimë. Pjesa më e madhe e raketave u arrit të asgjësoheshin në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore që Ukraina ka marrë së fundmi nga perëndimi. Dyshohet se ato që ranë në territorin polak mund të jenë mbetje të raketave ruse pas goditjes nga sistemet mbrojtëse të ukrainasve.

raketat

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thirri menjëherë një takim urgjent të Komitetit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen. I pranishëm ishte edhe Presidenti Andrzej Duda. Ky i fundit foli në telefon me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg.

“Jemi duke vlerësuar aktivizimin e nenit 4 të Paktit Atlantik", i cili parashikon se "palët do të konsultohen me njëri-tjetrin sa herë që, sipas mendimit të njërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e njërës prej tyre" – tha një zëdhënës i qeverisë polake.

LEXO EDHE: BBC: E paqartë kush i hodhi raketat ndaj Polonisë

Ushtria polake është tashmë në gatishmëri. Rusia, nga ana e saj, mohon të gjitha akuzat. "Asnjë raketë nuk u lëshua pranë kufirit ukrainas-polak. Ky është një provokim që synon të shkaktojë përshkallëzim” – tha Moska. "Ato që tregojnë mediat polake nuk janë raketat tona" – shtoi Kremlini. 

Sipas Mark Cancian, një analist ushtarak britanik, imazhet tregojnë mbetje të sistemit raketor S-300. Këto janë armë në përdorim nga Rusia, por edhe nga forcat ukrainase si një formë e mbrojtjes kundërajrore. Sipas BBC, e cila citon burime të saj dhe analistë, sistemet S-300 të lëshuara nga Kremlini nuk mund të jenë në gjendje të kërcënojnë territorin e Polonisë nga pozicionet në të cilat janë vendosur.

Të mërkurën në mëngjes në Bruksel është thirrur takimi i Këshillit Atlantik të NATO-s, në nivel të ambasadorëve të vendeve aleate. Qëllimi është të bëhet një vlerësim i situatës. Raportet mbi incidentin do të shqyrtohen dhe Polonia do të tregojë të dhënat që disponon. Ajo do të bëjë të ditur çdo kërkesë që mund të ketë.

poloni

“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të NATO-s është kristal i qartë. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës”, - tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder. Pentagoni raportoi se nisi menjëherë hetimet për episodin. Ndërsa Letonia dhe Estonia fqinje dënuan veprimin e Kremlinit. "Regjimi kriminal rus lëshoi raketa që goditën jo vetëm civilët ukrainas, por ranë edhe në territorin e NATO-s. Letonia mbështet plotësisht miqtë tanë polakë dhe dënon këtë krim" - tha qeveria letoneze.

LEXO EDHE: NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

"Lajmet e fundit nga Polonia shkaktojnë shqetësim të madh. Jemi në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë" – reagoi ministria e jashtme estoneze.

Ndërsa Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse janë një "shuplakë në fytyrë për G20". Ai e cilësoi situatën në një "përshkallëzim shumë domethënës". “Është e nevojshme të veprohet”, theksoi presidenti ukrainas. "Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë. Raketat ruse kanë goditur Poloninë, lëshimi i raketave në territorin e NATO-s përfaqëson një sulm ndaj sigurisë kolektive".

Nëse konfirmohet, lëshimi i raketës ruse do të përbënte një precedent shumë të rrezikshëm për konfliktin në vazhdim. Ky është një vend anëtar të NATO-s që goditet për herë të parë nga Rusia. Ajo konfiguruar një rekurs të mundshëm ndaj nenit të famshëm 5 të Paktit Atlantik. Ai imponon ndihmën ushtarake për të mbështetur vendin anëtar të sulmuar. Kjo do të hapte “kutinë e Pandorës” në një konflikt me pasoja të paimagjinueshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI